Qyteti përrallor i Italisë i lënë ‘gabimisht’ në harresë!

vovalbania January 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Qyteti përrallor i Italisë i lënë ‘gabimisht’ në harresë!

Është një nga peisazhet më të bukura dhe më të larmishme të Italisë, por pak njerëz, duke përfshirë edhe italianët dinë diçka për të. Kjo ndoshta për shkak të pozicionit gjeografik në kufirin verilindor të Italisë me Slloveninë dhe Austrinë, ndoshta për shkak të një historie pushtimesh, duke përfshirë perandorinë austro-hungareze, ose ndoshta për shkak të shumë gjuhëve të folura nga vendasit, Friuli Venezia Giulia është një zonë gati e “harruar” e Italisë.

Në këtë rajon të Italisë ndodhet edhe qyteti i Palmanovës, ndërtesat e të cilit kanë formën e një ylli me 9 cepa. Legjenda thotë se Leonardo Da Vinci e projektoi atë si një “qytet ideal”. Luginat e gjelbëruara të rajonit të Friulit janë të rrethuara nga majat alpine të cilat, në ditët e kthjellëta, ofrojnë pamje deri në bregdetin e Adriatikut.

Labirinthet e shpellave, grykave dhe kanioneve me ujëvara dhe lumenj me rrjedhje të shpejtë mbulojnë pllajën e madhe gëlqerore karstike në rrëzë të kodrave. Mrekullitë gjeologjike përfshijnë shpellën nënujore të liqenit Gorgazzo, me ngjyrat e tij të pabesueshme tropikale blu-jeshile. Po kështu, në këtë rajon gjendet edhe Grotta Gigante magjepsëse, ose Shpella Gjigante, një nga shpellat më të mëdha turistike në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45432 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE