Kë pritet të arrestojë SPAK? Gazetari Hoxha zbulon 3 çështjet që do kenë zhvillime

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kë pritet të arrestojë SPAK? Gazetari Hoxha zbulon 3 çështjet që do kenë zhvillime

Gazetari Poli Hoxha komentoi në Euronews Albania deklaratat e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tha mbrëmjen e djeshme se politikanët e shqipatër nuk do t’i zërë gjumi natën nëse janë të përfshirë në veprimtari korrupsioni.

Hoxha tha se deklarata e amabasadores është një paralajmërim se do të goditen politikanët e korruptuar në vend përmes një koordinimi mes SPAK-ut dhe shpalljes non-grata.

Hoxha tha se çështjet në SPAK ku pritet të ketë zhvillime, janë çështje e sterilizimit, Gërdeci, si dhe një çështje për të cilën kanë ardhur disa letëroporosi nga Qipro.

“Një valë non-gratash e shoqëruar dhe me ecjen përpara të shumë zhvillimeve në SPAK.

Në dijeninë time pritet akuza këto ditë për çështjen numër 1 që zgjati shumë, çështja ku është i përfshirë Ilir Beqja, çështja e sterilizimit.

Kanë ardhur dhe disa letërporosi të forta dhe për Gërdecin dhe për Qipron. Duket që kemi një koordinim ose një rezonancë të rrethimit akoma më të ngushtë të anglo-amerikanëve për klasën e politikanëve të korruptuar në bashkëpunim me SPAK”, tha Hoxha.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47724 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE