Mungesa e parave në bankat e vendit bëhet shkak që ky vend t’i paguajë mësuesit me pula!

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mungesa e parave në bankat e vendit bëhet shkak që ky vend t’i paguajë mësuesit me pula!

Në një qytet të Uzbekistanit, mësuesit e shkollave paguhen me pula dhe jo me para. Autoritetet në Nukus, në Republikën autonome të Karakalpakstan, kanë shpërndarë pula dhe disa zogj për shkak të mungesës së parave në bankat e vendit. Ndërkaq një nga mësuesit i cili ka përjetuar dicka të tillë ka treguar për këtë rast duke përshkruar këtë gjë si një vendim të turpshëm.

Ai u shpreh se:

Vitin e kaluar ne u paguam me patate, karrota dhe kunguj. Këtë vit ne na detyruan të marrim zogj të sapo lindur, në vend të pagave tona dhe kjo nuk është e gjitha. Nëse ne kemi nevojë për pula, atëherë në mund t’i blejmë ato në një treg me një normë më të lirë.

Uzbekistani prej kohësh ka qenë duke luftuar me krizën financiare për shkak të mungesës së parave për vite me radhë. Si pasojë e kësaj gjendjeje janë shkaktuar mungesa në rroga si dhe pagesa të pensioneve. Ndërkohë sipas raportimeve është bërë e ditur që qeveria e Uzbekistanit kontrollon mediat e vendit dhe banorët të cilët janë intervistuar për të treguar këto probleme, kanë mbetur anonim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE