Vitin 2023 vjen me ndryshime të reja për Google, reduktohet stafi!

vovalbania January 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vitin 2023 vjen me ndryshime të reja për Google, reduktohet stafi!

Google po planifikon të shkurtojë afërsisht 12,000 vende pune, duke reduktuar stafin e tij me 6% dhe duke shënuar raundin më të madh të pushimeve nga puna të kompanisë ndërsa përballet me një perspektivë të errët ekonomike. Reduktimet do të prekin njësitë e Alphabet, megjithëse disa fusha, duke përfshirë rekrutimin dhe projektet jashtë bizneseve kryesore të kompanisë, do të preken më shumë.

Shkurtimet pasojnë një valë pushimesh nga kompanitë e tjera të teknologjisë në muajt e fundit, duke përfshirë dhe Meta Platforms Inc.Microsoft Corp. Drejtuesit e Google muajt e fundit kanë thënë se kompania “do të shtrëngojë rripin”, duke reflektuar një periudhë të re shpenzimesh më të disiplinuara dhe efikase.

Rikujtojmë, se së fundmi CelebTattler analizoi tendencat e kërkimit në Google në vitin 2022, duke gjurmuar mbi 150 personazhe të famshëm dhe duke zbuluar personat më të kërkuar për këtë vit. Aktorja e njohur Amber Heard, qëndronte në vendin e parë si më e kërkuara në Google për këtë vit. Amber kryesoi listën, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA.

Aktori Johnny Depp, ishte në vendin e dytë, me 5.5 milionë kërkime në muaj. Në vendin e tretë qëndronte mbretëresha e ndjerë Elizabeth me 4.3 milion kërkime në Google. Më pas renditeshin Tom Brady, Kim Kardashian, Pete Davidson, Elon Musk. Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në Google për vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar me 4.06 milionë klikime në muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE