As dietat, as ushtrimet/Studimi i ri zbulon mënyrën më të mirë për të humbur peshë!

vovalbania January 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
As dietat, as ushtrimet/Studimi i ri zbulon mënyrën më të mirë për të humbur peshë!

Nëse jeni duke u përpjekur që të humbisni peshë, përpiquni të kaloni pak kohë jashtë dhe të shijoni diellin menjëherë pasi të zgjoheni. Kështu do të humbni peshë, sugjeron hulumtimi më i fundit amerikan.

Studiuesit u kërkuan disa njerëzve, me një moshë mesatare 30 vjeç, të mbanin një monitor dore që mat ekspozimin e tyre ndaj diellit të mëngjesit. Po kështu, ata mbanin një ditar ushqimor për shtatë ditë rresht, në të cilin regjistronin sa kalori kishin konsumuar atë ditë.

Nga rezultatet e nxjerra u zbulua se njerëzit që kalonin më shumë kohë në diellin e mëngjesit kishin një indeks më të ulët të masës trupore, pavarësisht nga niveli i aktivitetit të tyre gjatë ditës, mosha apo marrja e kalorive. Ekspertët pohojnë se ekspozimi në diellin e hershëm të mëngjesit, në ndryshim nga më vonë gjatë ditës, është një impuls me të cilin sinkronizohet bioritmi ynë i brendshëm.

Kjo e bën më të lehtë krijimin e një rutine gjumi, e cila ndihmon metabolizmin të funksionojë në mënyrë më efikase. Sigurisht, sa më i shpejtë të jetë metabolizmi, aq më lehtë është të humbni kilogramët e tepërt.

Nga ana tjetër, ushtrimet dihet se kanë disa përfitime shëndetësore, që fillojnë nga humbja e peshës, një zemër më e shëndetshme e deri te menaxhimi më i mirë i kushteve kronike dhe akute. Kur mendoni për fitnesin dhe stërvitjen dhe gjëja e parë që ju vjen në mendje është humbja e peshës. Megjithatë, është koha për t’i dhënë fund këtij miti.

Sipas ekspertëve, stërvitja nuk ka asnjë dobi më vete, veçanërisht për ata që përpiqen të humbin kilogramët e tepërt. Një ekspert nga “King’s College” në Londër thotë se vetëm ushtrimet luajnë shumë pak rol në humbjen e peshës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47771 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE