Olta Gixhari flet për çmimin e Big Brother Vip: 80 mijë euro janë shumë pak për standardin e jetës që kam unë

vovalbania January 21, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olta Gixhari flet për çmimin e Big Brother Vip: 80 mijë euro janë shumë pak për standardin e jetës që kam unë

Olta Gixhari ka shprehur më shumë se një herë se do të jetë fituese e “BBV2”, por arsyeja nuk qenka aspak çmimi i madh.

Në një diskutim me Ronaldo Sharkën, Olta u shpreh se për standardet e saj të jetesës, 100 mijë euro s’janë asgjë.

“100 mijë euro nuk më duket ndonjë shifër për t’u çmendur, ti nuk merr kurrë 100 mijë euro, ka taksa. Edhe 85 mijë euro nuk më duken shumë, aq një makinë mund të blesh. Kjo nuk ka lidhje me fitoren, se unë mund t’i marr lekët dhe t’i çoj për bamirësi.

80 mijë euro nuk është një shifër që të ndryshon jetën. Le të themi që ne të dy nuk kemi të njëjtin standard jetese. Me standardin e jetesës që kam unë, 80 mijë euro janë shumë pak. Nëse e merr si tangërllik, merre”– tha Olta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47752 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE