Cilët nga banorët e ‘BBV2’ janë këtë javë në nominim?

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cilët nga banorët e ‘BBV2’ janë këtë javë në nominim?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Me anë të një votimi zinxhir, të cilin e nisi Armaldo, banorët kanë zgjedhur se cilin nga banorët e tjerë dëshiron që të mos shkoj në nominim. 4 banorët e fundit që u renditën në zinxhir ishin Kristi, Olta, Tea, Eni, të cilët kaluan në nominim dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë ditën e martë.

Gjatë ‘Prime-it’ të mbrëmjes së sotme, publiku vendosi të largojë nga shtëpia e Big Brother Vip 2, Ronaldo Sharkën. Luizi, Olta, Efi, Ronaldo dhe Kristi ishin 5 nga banorët që dolën në nominim që javën e kaluar, por nominimi u shty për shkak të skualifikimit të Kejvina Kthellës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE