Koreografja e njohur zbulon detajet: Elhaida kishte pëlqim për Ledianin para DWTS, dridhej nga emocionet

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Koreografja e njohur zbulon detajet: Elhaida kishte pëlqim për Ledianin para DWTS, dridhej nga emocionet

Koreografja Manjola Hasani, ka zbuluar detaje të pa thëna më parë në lidhje me dashurinë që lindi në “Dancing With The Stars” mes Elhaidës dhe Ledianit.

Ajo është shprehur se sipas saj Elhaida që në momentin e parë që ka parë balerinin, ka pasur emocione, që domethënë ka pasur ndjesi që në fillim nga ana e saj.

Manjola Hasani: Unë mbaj mend ditën e parë kur ka nisur Elhaida provat mbaj mend se po e prisnim në palestër unë dhe Lediani, vjen dhe dridhej, kishte një lloj dridhjeje, unë e kuptova dhe kishte emocion, unë e kuptova dhe mbase nuk më takon ta them, por ajo kishte një lloj parapëlqimi për Ledin para se të vinte, e kam parë në sytë e asaj, më pas nuk shihja shenja procesi i punës ishte shumë korrekt nuk shihja asnjë lloj shenje që të më linte të kuptoja se mes tyre kishte diçka. Pas një muaj filluan ca shikime një lloj dore e kapur ndryshe, por kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm. Kur mora vesh që ishin lidhur gjëja e parë që i kam thënë ju lutëm mos humbni fokusin se kjo gjëja e e bukur që keni nisur kam merak se mos I prish këtë rrugëtim të bukur që keni nisur, kisha merak mos humbnin fokusin, nuk pati shpërqendrim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE