Lufta në Ukrainë, sulme intensive ajrore në qytetin strategjik Bahmut!

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lufta në Ukrainë, sulme intensive ajrore në qytetin strategjik Bahmut!

Ushtria ukrainase thotë se gjithnjë e më shumë forcat ruse po përdorin sulmet ajrore, ndërsa po vazhdojnë avancimin e tyre në qytetin strategjik të Bahmutit që gjendet në rajonin lindor të Donbasit në Ukrainë. Në mbarë vendin, 27 sulme ajrore dhe 55 granata të hedhura u raportuan një ditë më parë, siç bën të ditur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase. Shtabi shton se “përdorimi i dronëve kamikazë dhe i raketave nga Rusia vazhdon të mbetet kërcënim për mbarë Ukrainën”.

Afër Bahmutit, ku për javë të tëra ka pasur luftime të ashpra, forcat ruse “po rrisin intensitetin e përdorimit të aviacionit”, por po “mbrojnë veten” në disa zona në Ukrainë. Më shumë se 11 muaj që nga koha kur nisi pushtimi i paprovokuar rus i Ukrainës, luftimet janë përqendruar në Bahmut, në afërsi të qytetit Kermina në verilindje e në rajonin jugor të Zaporizhjës.

Kievi zyrtar i ka bërë thirrje partnerëve të tij perëndimorë që t’i ofrojnë më shumë armatim, përshirë tanke të rënda, pasi Rusia duket se po bëhet gati për një operacion të shkallës së gjerë që do të shkojë përtej rajonit të Donbasit. Lidhur me përditësimin e situatës në Ukrainë, inteligjenca britanike vlerëson:

Bazuar në njoftimet e bëra së fundmi për reforma në ushtri, po ashtu Moska po përgatitet që ta zgjerojë kërcënimin ushtarak konvencional përtej luftës në Ukrainë.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe e bëri këtë vlerësim kur komentoi njoftimin e ministrit rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, se reformat do të shtonin 1.5 milion personel ushtarak brenda tre vjetësh dhe do të rivendosen dy rrethe ushtarake në Rusi.

Planet sinjalizojnë se ka shumë të ngjarë që lidershipi rus të vlerësojë se një kërcënim i zgjeruar ushtarak konvencional do të zgjasë për shumë vite, përtej luftës aktuale në Ukrainë. Por, Britania shtoi se “ka shumë të ngjarë që Rusia të ketë vështirësi që të gjejë staf dhe pajisje për të realizuar këtë zgjerim”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45290 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE