Mungesa në farmaci, barnave ende nuk iu kanë dalë çmimet e reja!

vovalbania January 22, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mungesa në farmaci, barnave ende nuk iu kanë dalë çmimet e reja!

Në vendin tonë, tregu farmaceutik pritet të ketë mungesa të disa barnave. Kjo pasi Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka miratuar çmimet e reja të tyre.Burime për Top Channel thonë se “çmimet e reja, kompanitë farmaceutike i kanë çuar pranë këtij dikasteri që në muajin tetor të vitit të kaluar dhe sipas ligjit të barnave, Ministria e Shëndetësise duhej t’i publikonte prej datës 3 janar 2023”. Një vonesë e tillë bën që kompanitë të mos mund t’i importojnë barnat në Shqipëri dhe kjo do të çojë në vonesa në furnizimin e farmacive me to.

Para pak ditësh, këtë shqetësim e ngriti edhe presidentja e Urdhrit të Farmacive, Diana Toma, e cila u shpreh se “në ligjin e barnave duhej të ishin bërë disa ndryshime” dhe sipas saj “Agjencia e Barnave duhet të jetë e pavarur nga Ministria e Shëndetësisë”.

Agjencia duhet të jetë institucion i pavarur e të ketë kompetencë të plotë për monitorimin dhe vendosjen në shina të drejta të rregullave e parimeve, të cilave duhet t’i nënshtrohen të gjithë aktorët. Mirëpo, çfarë është parë ndër vite? Ndër vite është parë që qeverisja shqiptare ka frikë t’i japë pushtetin që i takon një institucioni, qoftë ky edhe i pavarur. Para cilit fakt jemi? Jemi para faktit që institucioneve të pavarura ne ua krasisim kompetencat dhe ato institucione që duhet të jenë të pavarura, jo, ne nuk i bëjmë të pavarura. Përse? Sepse kemi frikë nga ikja e pushtetit.

Në shumë vende të Europës, përfshirë edhe Italinë fqinje, agjencitë e Barnave janë të pavarura nga ministritë e Shëndetësisë, të cilat si kompetenca të vetat kan politikëbërjen e jo rregullimin dhe mbarëvajtjen e tregut farmaceutik./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE