“Nuk të bën as “make-up”, as veshja…”/ Valbona Mema e revoltuar për papastërtinë në shtëpinë e “BBV”!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Nuk të bën as “make-up”, as veshja…”/ Valbona Mema e revoltuar për papastërtinë në shtëpinë e “BBV”!

Çdo ditë ndodh diçka, një diskutim i ri, një debat i ashpër apo edhe sfida të reja pafund. Disa banorë të rinj trokasin në derën e shtëpisë së “BBV”, ku mund të përmendim këtu hyrjen e Valbona Memës dhe Xhonatan Islamit. Por përveç hyrjeve të reja ka edhe eleminime. Gjatë spektaklit të mbrëmjes së shtunë pas mbylljes së votimit, banori që la shtëpinë ishte Ronaldo Sharka.

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Hyrjet e reja gjithomë trazojnë ujërat e shtëpisë dhe dinamikën e lojës, duke qenë se tashmë e kanë parë se si banorë luajnë dhe strategjitë e tyre nga jashtë shtëpisë. Valbona Mema është shfaqur mjaft aktive këto ditë të para në shtëpinë e famshme, por një temë që ajo ka prekur më shumë ka qenë papastërtia në shtëpi. Ju kujtojmë se edhe gjatë sezonit të kaluar, kjo situatë ishte gjithashtu mjaft e përfolur.

Duke biseduar me banorët ajo është shprehur rreth pakënaqësisë që ka me ambientin e shtëpisë dhe se si banorët e tjerë nuk marrin mundimin të rregullojnë gjërat e tyre personale ose të kryejnë detyrat që i caktohen. Valbona ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, që është pritur mjaft mirë nga opinion publikut. Më tej, ajo shprehet:

Nuk të bën as “make-up”, as veshja, as maskat, as kordelet, nëse ti jeton në një familje që nuk kontriubon fare, por vetëm flet e ngacmon. Nuk është kjo loja. Ne jemi vërtetë në një lojë këtu, por mirëmbajtja është kryesorja. Pastërtia është kryesorja. Jam çuar në pesë të mëngjesi për të rregulluar lavanterinë, sepse ishin peshqirat poshtë. Unë nuk jam mësuar kështu. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45340 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE