Shirat zgjerojnë hartën e përmbytjeve në Shkodër, 1400 ha nën ujë!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shirat zgjerojnë hartën e përmbytjeve në Shkodër, 1400 ha nën ujë!

Reshjet e fundit të shiut kanë zgjeruar sipërfaqen e përmbytur në Shkodër. Tashmë janë 1 mijë 400 hektarë nën ujë e ka prani të ujërave në 15 banesa. Rruga e Obotit kalohet me mjete të larta të ushtrisë, ndërsa  Shirq-Darragjat nuk është e kalueshme.

Njoftimi i plotë:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 23.01.2023 paraqitet si me poshte:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie  me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie  prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023

Ne rrugen e Obotit po operojne  dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .

Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Moti do të vijojë të përkeqësohet, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informon se në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Korçë e Gjirokastër do të ketë reshje bore. Qytetarëve iu bëhet thirrje të shmangin lëvizjet në zonat malore për arsye turizmi. Temperaturat minimale do të shkojnë në -3 gradë e moti pritet të përmirësohet pas 24 janarit.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45307 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE