Turqia në zgjedhje parlamentare e presidenciale në një ditë me vendoret në Shqipëri/Presidenti Erdogan shpall 14 majin!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Turqia në zgjedhje parlamentare e presidenciale në një ditë me vendoret në Shqipëri/Presidenti Erdogan shpall 14 majin!

Përveçse për vendin tonë, 14 maji do të jetë ditë zgjedhjesh edhe për Turqinë. Ndërsa në Shqipëri do të zhvillohen ato vendore, në shtetin turk do të mbahen votimet parlamentare e presidenciale. Datën e shpalli presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili planifikon të rikandidojë. Erdogan e bëri njoftimin gjatë një konference për rininë në provincën veriperëndimore të Bursës.

Jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj.

Në pushtet që nga 2003-shi, fillimisht si kryeministër e si president nga viti 2014, tani kreu i shtetit po përballet me zgjedhjet më sfiduese në 20 vite.   Mbështetja për të ka pësuar rënie pas krizës ekonomike, e cila bëri që inflacioni të arrinte në 85 për qind, vitin e kaluar në vend.

Opozita turke fajëson Erdoganin për rënien ekonomike të Turqisë e gjithashtu për shkeljen e të drejtave dhe lirive civile, duke thënë se thënë se “në dekadën e dytë në pushtet, ai ka shfaqur qëndrim autoritar”.

Në vitin 2018,  68-vjeçari prezantoi një sistem qeverisjeje që shfuqizoi zyrën e kryeministrit dhe përqendroi shumicën e pushteteve në duart e presidentit. Deri në atë kohë, numri një i shtetit në Turqi kishte kryesisht rol ceremonial, me më pak kompetenca ekzekutive.

Sipas sistemit të ri, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare mbahen në të njëjtën ditë në shtetin turk.

Recep Tayyip Erdogan po synon të zgjasë pushtetin e tij 20-vjeçar në zgjedhjet që do të vendosin jo vetëm se kush do ta udhëheqë Turqinë, por si do të qeveriset ky shtet, në cilin drejtim do të shkojë ekonomia dhe çfarë roli mund të luajë Ankaraja për të zbutur konfliktin në Ukrainë e në Lindjen e Mesme.

Erdogan ka mbrojtur devotshmërinë fetare, diplomacinë e mbështetur nga ushtria dhe normat e ulëta të interesit. Nëse humb, kundërshtarët e tij premtojnë ndryshime radikale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE