Vjen në jetë bebja që peshon më shumë se 7 kilogramë!

vovalbania January 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vjen në jetë bebja që peshon më shumë se 7 kilogramë!

Një foshnjë që peshon 7 kilogramë dhe 328 gramë ka ardhur në jetë në Parintins, Brazil. Mediat raportojnë se nëna 27-vjeçare lindi në javën e 40-të me operacion dhe bashkë me të porsalindurin ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Ky është fëmija i pestë për nënën 27-vjeçare, Cleidiane Santos dos Santos, e cila ka shprehur:

Mendova se peshonte katër kilogramë, por ishte shtatë. Dua të falënderoj ekipin e spitalit Padre Colombo, i cili më ka dhënë kurajo dhe më ka trajtuar shumë mirë që kur kam ardhur këtu.

Mjekët dhe infermierët janë shprehur të kënaqur që një lindje e vështirë dhe e rrezikshme sipas tyre u krye me sukses.

Situata ishte në çdo rast në rrezik. Është një rast i rrallë që na befasoi edhe ne. Në bazë të ekografisë imagjinuam që foshnja do të peshonte gjashtë kilogramë. Përkundrazi e kaloi këtë parashikim.

Angerson Santos nuk arriti rekordin e vendosur nga foshnja Adimilton, e cila lindi në vitin 2005 me 8 kg, me një diferencë prej 700 gramësh dhe lindi me prerje cezariane në Salvador në verilindje të Brazilit. Mjekët thanë se madhësia e tij ishte e lidhur me gjendjen diabetike të nënës së tij. Anna Bates, gruaja më e gjatë në botë, lindi të porsalindurin më të madh të dokumentuar në histori në Itali në vitin 1955, i cili peshonte 10.6 kilogramë në lindje, ishte 71 centimetra e gjatë, jetoi vetëm 11 orë dhe më pas vdiq.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45371 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE