Ky qytet i Kinës ka regjistruar temperaturat e tij më të ulëta në histori!

vovalbania January 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ky qytet i Kinës ka regjistruar temperaturat e tij më të ulëta në histori!

Qyteti më verior i Kinës, Mohe, ka regjistruar temperaturat e tij më të ulëta në histori. I njohur si “poli i Veriut i Kinës” Mohe është në provincën e Heilongjiang, afër kufirit rus. Të dielën, stacioni i tij meteorologjik lokal regjistroi një temperaturë rekord të ulët prej -53C në orën 07:00 të mëngjesit. Temperatura e mëparshme më e ftohtë e regjistruar në qytet ishte -52.3C, në vitin 1969.

Mohe nuk është i panjohur për motin e ftohtë, pasi qyteti konsiderohet si më i ftohti në Kinë dhe se periudha e tij e dimrit zakonisht zgjat tetë muaj. Si rezultat, ky qytet tërheq turistë gjatë gjithë vitit. Vitet e kaluara ka organizuar edhe maratonë dimërore. Në këtë periudhë të vitit, është e zakonshme që qyteti të shënojë temperatura mesatare prej -15C.

Javën e kaluar, autoriteti meteorologjik i Kinës lëshoi alarme për uljen e temperaturave dhe erërat e ftohta në rajon. Agjencia e Lajmeve Xinhua tha se një numër zonash në vargun malor Khingan të Madh, që përfshin Mongolinë e Brendshme dhe Heilongjiang, panë temperatura të reja rekord të ulëta gjatë fundjavës. Që nga e premtja, temperaturat ranë nën -50 gradë Celsius në Mohe për tre ditë radhazi, gjë që sipas mediave është e paprecedentë.

Rikujtojmë, se Yakutsk është një nga qytetet më të ftohta në botë. Qyteti më në veri i Rusisë, përballet këtë dimër me një acar të vërtetë, me temperatura që shkojnë deri në -50 gradë. Pritet që këtë javë, temperaturat të arrijnë në -52 gradë celsius, shoqëruar me erëra të akullta. Për qytetarët, kjo është normale sepse thonë që janë mësuar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48498 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE