Vota e emigrantëve/ KQZ i përgjigjet Kushtetueses: Është faji i Kuvendit!

vovalbania January 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vota e emigrantëve/ KQZ i përgjigjet Kushtetueses: Është faji i Kuvendit!

Në mbyllje të vitit 2022, Gjykata Kushtetuese u kthye në gardiane të votës së emigrantëve duke fajësuar klasën politike se ka cenuar të drejtën e votës  shqiptarëve që jetojnë jashtë  territorit të Shqipërisë.

Kritikat, gjyqtarët kushtetues nuk i kursyen as për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, që në 1 vit nuk miratoi asnjë akt nënligjor. Por, ndërsa ka nisur numërimi  mbrapsht për plotësimin e kuadrit ligjor që mundëson votën e  diasporës, politika duket pak ose aspak e interesuar për të nisur punën për realizimin e këtij procesi në zgjedhjet e ardhshme, ndërkohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia pasoi topin e përgjegjësisë Kuvendit.

“Sikurse mund të jeni në dijeni, Gjykata Kushtetuese ka vendosur:  Konstatimin e cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin, për shkak të boshllëkut ligjor.  Detyrimin e Kuvendit për plotësimin e boshllëkut ligjor brenda një viti”, shpjegoi Ilirjan Celibashi.

Sikundërse mund të kuptohet edhe nga urdhërimi i Gjykatës Kushtetuese plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votën nga jashtë, sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për Komisioni Qendror të Zgjedhjeve për të miratimin e akteve përkatëse nënligjore si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin.

Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve lajmëroi se i kishte dërguar Kuvendit një serë rekomandimesh, shkresa rezultoi te ishte më shumë një kujtesë për deputetet sesa të përmbante sugjerime konkrete.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE