Humbi gjuhën, nofullën dhe të gjithë dhëmbët, 65-vjeçari tregon se si i mbijetoi sulmit të ariut!

vovalbania January 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Humbi gjuhën, nofullën dhe të gjithë dhëmbët, 65-vjeçari tregon se si i mbijetoi sulmit të ariut!

Një burrë amerikan tregoi se si i mbijetoi sulmit të një ariu. 65-vjeçari Wes Perkins, nga Alaska, kishte dalë për gjueti me një shokun e tij, në vitin 2011, kur ndodhi ngjarja e tmerrshme. Perkins tha për “Newsweek”:

Humba gjuhën, nofullën dhe pothuajse të gjithë dhëmbët. U mundova të mbaja rrugët e frymëmarrjes të lira, hiqja çdo gjë që mund t’i zinte ato. I thoja vetes që të mos mbyllja sytë dhe të mos humbja ndjenjat. Ky ishte fokusi im i vetëm pas sulmit.

Ish-shefi i zjarrfikësve të zonës kujton se ariun e murrmë po e ndiqte nga larg, por kafsha i humbi nga sytë. Papritur, ariu u shfaq shumë pranë tij dhe iu vërsul. 65-vjeçari kujton:

Kisha kohë të thoja vetëm “Dreq”, vetëm sa e kapa çiften, nuk arrita të qëlloja me të. Ishte shoku im ai që e qëlloi shumë herë, derisa ariu ngordhi. Fytyrën e mbajta në borë, që të mpihej. Shumë shpejt, erdhi helikopteri që më dërgoi në spital.

Perkins kaloi 4 muaj në spital, duke iu nënshtruar shumë operacioneve. Atij iu vendosën pllaka titani në të dyja mollëzat dhe iu rindërtua nofulla. Për muaj me radhë, ai nuk arrinte dot të fliste dhe komunikonte vetëm me të shkruar. Sot, fatmirësisht ai është rekuperuar thuajse plotësisht dhe thotë se vazhdon të dalë për gjueti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45404 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE