Kjo video e Dhuratës dhe Sarës na tregon shumë për miqësinë e tyre!

vovalbania January 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kjo video e Dhuratës dhe Sarës na tregon shumë për miqësinë e tyre!

Besojmë se të gjithë jeni në dijeni për një nga miqësitë më të ngushta të showbiz-it, atë të Sara Hoxhës dhe Dhurata Dorës. Dy bukuroshet nuk i kursejnë aspak postimet dhe dedikimet në rrjete sociale për një-tjetrën që na vërtetojnë çdo ditë e më shumë afrimitetin që dyshja ka ashtu si kanë bërë dhe së fundmi, teksa kanë ndarë një video nga një moment shumë i ëmbël pranë njëra-tjetrës.

“Dancing with the Stars”, është programi më popullor i kërcimit që bëri bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i keni parë duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfiduan veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh që është kaq pranë.

Me llogaritjen e pikëve të jurisë dhe votave të publikut që kishin një peshë 50 me 50 fituese e këtij edicioni të “Dancing With The Stars” u shpall Sara Hoxha.

Mirëpo ashtu si në cdo garë e këtyre përmasave nga ana e publikut gjithmonë do të ketë komente si përkrahëse ashtu edhe negative. Lidhur me fitoren e kësaj të fundit, në rrjet pati dhe disa komente ku thuhej se fitorja iu dha Sarës për hir të partnerit të saj. Me një video të postuar para pak orësh në Instagram, bukuroshja ‘ia ka mbyllur gojën’ në mënyrën më të bukur me anë të një video shumë ‘funny’ të vogëlushes së saj Poem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45267 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE