Çfarë do të ndodhë nesër me Rina Balaj?

vovalbania January 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë do të ndodhë nesër me Rina Balaj?

Këngëtarja e njohur Rina Balaj, e cila u bë famshme dhe u prezantua në industrinë e muzikës si një repere u bë e njohur gjithashtu edhe për lidhjen e saj me këngëtarin SinBoy. Ata prej disa vitesh bashkëjetonin së bashku dhe ishin një ndër çiftet më simpatikë të showbiz-it, por pak muaj më parë dyshja deklaruan ndarjen.

Së fundmi Rina ka postuar disa foto në Instagram dhe ka arritur që t’i bëjë të gjithë ndjekësit e saj shumë kurioz. Kjo pasi në foto Rina ka shkruar “27.01” dhe kjo datë përkon pikërisht me ditën nesër. Kuptohet se me këtë bukuroshja po na paralajmëron për diçka që do të ndodhë, ama ende nuk e dimë nëse do të jetë publikimi i ndonjë projekti muzikor apo diçka tjetër.

 

Së fundmi Rina i ka vënë flakën rrjetit me fotot e postuara në Instagram edhe pse tashmë jemi në mes të dimrit, kjo nuk e pengon Rinën të pozojë me bikini sa herë ka dëshirë. Këngëtarja ka postuar disa foto, ku duket në një pishinë dimërore e veshur me bikini dhe mund të themi se ka trazuar rrjetin me disa poza mjaft provokuese.

E së fundmi bukuroshja ka publikuar pak nga xhirimet e videoklipit, ku ka mahnitur ndjekësit me pamjen e saj.  Rina ka vendosur që këtë herë të ketë një pamje shumë ndryshe nga herët e tjera dhe që asnjë nga artistet e tjera nuk e ka bërë më parë. Këngëtarja ka zgjedhur të duket si një sirenë dhe ka ndarë me ne një video, teksa performon përpara kamerave brenda një pishene, ku me flokët e saj të gjata dhe të kuqe e ka krahasuar veten me personazhin vizatimor, Ariel.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47871 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE