Luizi zbulon një tjetër plan: Nëse futet Butrint Imeri këtu, unë…

vovalbania January 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luizi zbulon një tjetër plan: Nëse futet Butrint Imeri këtu, unë…

Disa ditë më parë, të gjithë menduan se Butrint Imeri do të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip” për të surprizuar ish të dashurën e tij.

Kjo gjë u forcua edhe më shumë nga disa postime të dyshimta të këngëtarit që të bënin të mendoje se ishte e vërtetë. Mirëpo nuk ndodhi ashtu, ishte Luiz Ejlli ai që këndoi për Kiarën ditë e saj të veçantë.

Në lidhje me këtë situatë së fundmi kanë biseduar Maestro, Luizi, Kiara dhe Efi. Këngëtari u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në “BBV” do ta nxirrte jashtë loje atë.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet”, ka shtuar Luizi. Në këtë moment, ia pret Efi dhe Kiara, duke i kërkuar të mos përmendë emra të personave që nuk ndodhen aty.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45349 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE