Me ju të varurit pas punës e kemi, ja pse nuk duhet ta anashkaloni kurrsesi pushimin e drekës!

vovalbania January 26, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Me ju të varurit pas punës e kemi, ja pse nuk duhet ta anashkaloni kurrsesi pushimin e drekës!

Nëse keni ngrënë ndonjëherë në tavolinën tuaj të punës ose keni anashkaluar pushimin e drekës për të kryer më shumë punë, nuk jeni i vetmi që e bëni këtë. Shumë njerëz e shohin atë kohë si një mënyrë për t’u përkushtuar më shumë në punët ku janë të angazhuar.

Por, studimet e fundit thonë se pushimi i drekës nuk duhet neglizhuar pasi përmirëson performancën në punë dhe mund t’ju bëjë të ndiheni më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më kreativ. Ja cilat janë disa nga përfitimet e tjera…

Rrit produktivitetin

Ne kemi një sasi të kufizuar të energjisë mendore dhe të fokusit çdo ditë. Sigurisht, ju gjithmonë mund të pini një filxhan kafeje që ju ndihmon që të jeni më të përqëndruar por përsëri do të arrini në një pikë ku produktiviteti juaj fillon të bjerë. Kjo është arsyeja pse pushimet veçanërisht gjatë drekës janë shumë të rëndësishme. Pushimet e drekës ju lejojnë të shkëputeni nga stresi dhe të rimbusheni me energji.

Përmirëson shëndetin mendor

Ndarja e kohës për të ngrënë drekën larg nga tavolina juaj e punës nuk është e dobishme vetëm për produktivitetin. Gjithashtu është shumë pozitive edhe për shëndetin mendor. Për më tepër, kur nuk çliroheni nga stresi i lidhur me punën kjo mund të ndikojë në uljen e stabilitetit tuaj emocional, gjë që mund të çojë në sfida në vendin e punës. Kur jeni të stresuar ose keni vështirësi, mund të keni më shumë gjasa të reagoni ashpër ndaj një komenti të padëmshëm nga kolegu juaj ose të humbni durimin me bashkëshortin dhe fëmijët tuaj kur të ktheheni në shtëpi nga puna. Një pushim dreke është mënyra për të hequr qafe stresin e punës, i cili është çelësi për të mbajtur një gjendje të mirë të shëndetit mendor për të qenë më energjik dhe më pozitiv.

Ndihmon në kujdesin për veten

Kur përkushtoheni për kujdesin ndaj vetes duhet pasur gjithmonë parasysh që pauza e drekës ka shumë rëndësi. Të largoheni nga tavolina e punës për të shijuar drekën është një akt i kujdesit për veten që mund të shtrihet në fusha të tjera të jetës suaj. Me këtë po tregoni se gjendja juaj mendore dhe emocionale ka rëndësi. Duke vepruar kështu, ju po e vendosni shëndetin tuaj mbi punën tuaj.

Rrit kreativitetin

Kur nuk po përpiqeni në mënyrë aktive të zgjidhni problemet në punë, mendja juaj fillon të kërkojë zgjidhje e pavetëdijshme. Marrja e pushimit të drekës lejon mendjen tuaj të kërkojë zgjidhje, njohuri ose ide të reja. Pushimi i drekës gjithashtu mund të rivendosë energjinë tuaj dhe fokusin që ju nevojitet për të krijuar ide unike ose për t’iu qasur punës suaj nga një kënd tjetër.

Parandalon konsumimin në punë

Kjo ndjenjë e konsumimit nga puna është shumë e zakonshme, ajo manifestohet me humbjen e motivimit, mungesën e energjisë dhe ankthin për punën. Zakonisht vjen pas një periudhe intensive të punës së vazhdueshme pa pushim dhe rikuperim të mjaftueshëm. Pushimet e rregullta të drekës mund të jenë një faktor. Një sondazh i punëtorëve të Amerikës së Veriut zbuloi se ata që bënin një pushim të përditshëm të drekës ishin më të kënaqur me punën e tyre dhe më shumë gjasa të vazhdonin të punonin në të njëjtën kompani.

Ndihmon në një orar më të rregullt të ngrënies

Kur e shmangni kohën e pushimit ju krijoni një çrregullim të orarit të ngrënies. Në fakt, një studim zbuloi se studentët që kishin pushime më të shkurtra të drekës kishin më shumë gjasa të hanin ushqime të pashëndetshme. Kapërcimi i vakteve, veçanërisht dreka mund ta bëjë edhe më të vështirë kalimin e atyre orëve të punës pasdite.

Zvogëlon dhimbjen e shpinës

Qëndrimi i vazhdueshëm në një tavolinë gjatë gjithë ditës nuk është i mirë për shpinën tuaj. Pushimet e rregullta ku ngriheni nga tavolina juaj mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjeve të shpinës dhe parandalimin e lodhjes. Sipas Akademisë Amerikane të Kirurgëve Ortopedikë, marrja e një pushimi nga qëndrimi ulur për t’u ngritur është një nga çelësat për të parandaluar dhimbjen e shpinës dhe për të mbajtur shpinën të shëndetshme. Një pushim dreke ofron mundësinë e përkryer për ta bërë këtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45420 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE