Përmbytjet, 1 mijë e 400 ha tokë nën ujë në Shkodër!

vovalbania January 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Përmbytjet, 1 mijë e 400 ha tokë nën ujë në Shkodër!

Pasojat e motit të keq, Ministria e Mbrojtjes njofton se në qarkun Shkodër ka një situatë të përkeqësuar në krahasim me dje. Sipërfaqja e përmbytur u zgjerua me 80 hektarë e aktualisht janë 1 mijë e 400 ha nën ujë në njësitë administrative Ana e Malit e Dajç. Në rrugën e Obotit, prania e ujit është 90 cm, 15 më shumë se një ditë më parë. Ujësjellësi Oblika 1 vijon jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborret e 30 banesave, nga 15 që ishin dje në fshatin Obot të Shkodrës. Në rrugën e Obotit po operon një mjet i kalueshmërisë së lartë e po ashtu janë katër forca të ushtrisë.  Rruga Shirq-Darragjat nuk kalohet pasi ka prani uji në një lartësi 80 cm krahasuar me ditën e djeshme.

Njoftimi i plotë nga Ministria e Mbrojtjes:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 26.01.2023 paraqitet si me poshte:

Situata eshte perkeqesuar krahasuar me diten e djeshme.

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.40 ka rritje me 25 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 (kuota max 7.50 m).

Niveli i Liqenit (hidrometri ura e Bunes) shenon 8.60 m ka rritje me 5 cm me oren 08.00 te dates 25.01.2023 (kuota max 8.70 m).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, ka rritje  me 80 Ha me oren 08.00 te dates 25.01.2023.

Njesia Administrative Ana e Malit 1300 ha e permbytur.

Rruga e Obotit ka prezence uji 90 cm, e rritur me 15 cm me oren 08.00 e dates 25.01.2023.

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ka prezence uji ne oborre ne 30 banesa, nga 15 qe ishin diten e djeshme ne fshatit Obot.

Ne rrugen e Obotit po operojne nje mjet i  kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Njesia Administrative Dajç 100 ha toke bujqesore.

Rruga Shirq-Darragjat eshte e pa kalueshme, ka prezence uji ne nje lartesi 80 cm krahasuar me diten e djeshme.

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47673 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE