A u “manipulua” nga Olta?! Ja në cilin grup brenda shtëpisë deklarohet Efi Dhedhes!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A u “manipulua” nga Olta?! Ja në cilin grup brenda shtëpisë deklarohet Efi Dhedhes!

Ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve. Së fundmi, pas një debati të fortë mes saj dhe Efit, mesa duket gjërat midis dy vajzave janë qetësuar.

Kjo gjë ka bërë që Luizi të dyshojë pak në lidhje me vazhdimësinë e lojës së Efit, duke qenë se që në fillim ajo ka qenë më e afërt me këngëtarin. Ndërkohë midis këtij të fundit dhe Oltës vazhdon të jetë një luftë e ftohtë. Efi e ka hedhur poshtë këtë dyshim të Luizit, duke deklaruar publikisht se është pjesë e grupit të tij. Ajo është shprehur:

Po ti je budalla nëse mendon në një moment që mua mund të më manipulojë Olta. Thjesht ta dish për kërcimin dhe për çdo gjë. Kur unë them që kam dikë mik, e kam dhe pikë. Këtë gjë ta kesh parasysh. Edhe unë jam grupi Lui.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47633 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE