Dhuratat që merr Ronaldo çdokush i ëndërron, ylli portugez shfaqet me orën mbi 700 mijë euro!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dhuratat që merr Ronaldo çdokush i ëndërron, ylli portugez shfaqet me orën mbi 700 mijë euro!

Së fundmi Cristiano Ronaldo ka marrë dhuratë si shenjë vlerësimi për vendimin e tij për t’iu bashkuar Al-Nassr një orë me vlerë rreth 718.000 euro. Superylli portugez e ka vazhduar karrierën në Arabinë Saudite me një marrëveshje, nga e cila përfiton rreth 200 milionë euro në vit. Për këtë vendim, ai ka marrë edhe një dhuratë speciale, një orë lukosze Jacob and Co shumë të shtrenjtë.

Ora me temë saudite e gjelbër për të përfaqësuar flamurin e vendit dhe fenë kryesore, islamin ka 338 gurë të çmuar jashtëzakonisht të rrallë të ngulitur në të, është ar i bardhë 18 karat, me përmasa 47 mm me 15.85 mm dhe ka një rrip lëkure ngjyrë të gjelbër aligatori. Ish-superylli i Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit, e tregoi në Instagram orën ‘Caviar Flying Tourbillon Tsavorite’.

Rikujtojmë, se ylli portugez po ndërton një banesë në rivierën portugeze por nuk po arrin të gjejë një shef kuzhine të specializuar në përgatitjen e sushit. Pas transferimit të tij në Arabinë Saudite, u duk se punët po shkonin mirë për Cristiano Ronaldo-n, por mesa duket nuk qenka kështu. Ai nuk po gjen dot një shef kuzhine të specializuar në përgatitjen e sushit edhe pse është i gatshëm ta paguajë 5100 Euro në muaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48132 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE