“Ma jep fjalën?!” Çfarë i kërkon Luizi Kiarës?!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Ma jep fjalën?!” Çfarë i kërkon Luizi Kiarës?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta.

Edhe pse ata ende nuk janë në një lidhje, Luizi i ka kërkuar Kiarës t’i japë fjalën që do e presi kur njëri të largohet nga shtëpia e BBV.

Do të më bësh njeriun më të lumtur në botë?! A do më presësh jashtë kur të dal?! Do më bësh njeriun më të lumtur në botë kur të dalim jashtë?! Ma jep fjalën?! A mërzitesh këtu vetëm kur të dal unë?! Do eleminohem unë, nuk po tallem.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47879 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE