Tiranë, plagosje me thikë te sheshi “Skënderbej”/Një 29-vjeçar në spital, autori i paidentifikuar!

vovalbania January 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, plagosje me thikë te sheshi “Skënderbej”/Një 29-vjeçar në spital, autori i paidentifikuar!

Plagosje me thikë në qendër të Tiranës. Sipas policisë së kryeqytetit, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, në sheshin “Skënderbej”. Një 29-vjeçar u godit nga një person ende i paidentifikuar e për shkak të dëmtimeve të marra u dërgua në spital, ku raportohet se ndodhet jashtë rreziku për jetën. Për momentin nuk jepen shumë detaje, ndërsa për zbardhjen e tyre po punon një grup hetimor. Po ashtu, puna është fokusuar në identifikimin e kapjen e autorit, përveçse në sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi zyrtar i Policisë Tiranë:

Më datë 27.01.2023, rreth orës 02:10, te sheshi “Skënderbej”, një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me mjet prerës thikë, shtetasin O. D., 29 vjeç.

Si pasojë 29-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48454 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE