Ishin vëllezër në “BBV1”, por jashtë shtëpisë nuk folën më, pajtohet Ilir Shaqiri dhe Sabiani!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ishin vëllezër në “BBV1”, por jashtë shtëpisë nuk folën më, pajtohet Ilir Shaqiri dhe Sabiani!

I ftuar në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel me moderatoren Erjona Rusi ka qenë balerini i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP 1”, Ilir Shaqiri.

Mes shumë të tjerave Iliri foli edhe për një nga raportet më të ra më shumë në sy gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, i cili ka qenë miqësia e tij me këngëtarin e njohur, Sabianin, derisa e quajtën njëri-tjejtrin edhe vëllezër. Pak pas mbarimit të edicionit të parë të “BBV1” të dy artistët  nuk kanë patur një raport aq të afërt duke bërë kështu edhe komente “pikante” kundrejtë njëri-tjetrit në rrjetet sociale dhe për më tepër që Sabiani nuk ishte pjesë e dasmës së Ilirit.

Pas shumë aludimeve rreth miqësisë së tyre, Sabiani dhe Iliri i kanë dhënë fund të gjithë pikëpyetjeve të ngritura ditën e sotme.

Iliri: Me vëllain nuk kemi një komunikim. Kjo ka ndodhur pa dëshirën e asnjërit në një mënyrë natyrale. Sepse njeriu kur bën disa deklarata duhet të ketë kujdes me ato që thotë…Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dhe ajo dasma që nuk më erdhi… sepse tha që unë e di që ky nuk do vij në dasmën time. Nuk ka ndodhur asgjë, nga një herë një fjalë më shumë apo më tepër që sjellin keqkuptime, por në të vërtetë nuk ka ndodhur asgjë…

Sabiani i ka bërë një surprizë mikut të tij, ku gjatë intervistës së Ilirit është paraqitur në skenë duke e habitur atë. Ata sqaruan se s’ka pasur asnjë hatërmbetje konkrete mes tyre, por largësia i ka distancuar disi. Megjithatë pavarësisht kësaj ata thanë se do të mbeten miq të mirë e të mbajnë në zemër njëri-tjetrin.

Sabiani: Këtu nuk kemi ardhur për autokritikë. Njerëzit kur duhen shumë bëhen pak fanatikë dhe xhelozë për njëri-tjetrin.

Iliri: Nuk ka ndodhur asnjë gjë, nganjëherë një fjalë më shumë e më tepër sjellin ndonjë keqkuptim dhe njerëzit që i përcjellin dhe interpretojnë. Kjo ishte historia.

Sabiani: Unë Ilirit i them që ka qenë gjithmonë vëllai im, edhe më vëllanë nga nëna ndonjëherë zihem, por Iliri e di pesë minutëshin tim dhe e di që e ka vuajtur pjesën që ne nuk kemi folur.

Iliri: E vërtetë është.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE