Luftë informalitetit/ Fushëbeteja e tatimeve gjatë 2023: Bizneset që nuk deklarojnë pagat!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Luftë informalitetit/ Fushëbeteja e tatimeve gjatë 2023: Bizneset që nuk deklarojnë pagat!

Bizneset dhe subjektet që nuk deklarojnë pagat reale të punonjësve do të jenë në ‘lupën’ e Tatimeve edhe këtë vit.

Sipas Programit të Reformave Ekonomike të Financave për vitet 2023-2025 lufta ndaj informalitetit do të vazhdojë me kontrolle veçanërisht në sektorin e sigurimeve, medias ndërtimit dhe arsimit të evidentuar si sektorë me risk, pas shkeljeve të konstatuara edhe nga auditimet e Njësisë Anti informalitet.

Në fokus nuk do të jenë vetëm tatimpaguesit me paga të nëndeklaruara të punonjësve të tyre, por edhe subjekte të tjera që nuk deklarojnë shpenzimet me qëllim mosdeklarimin real të qarkullimit, ata që i shmangen përgjegjësisë tatimore, tatimpaguesit me rritje të të ardhurave por ulje të detyrimit të TVSH-së si dhe ata që rezultojnë me raportin jo normal mes blerjeve dhe shitjeve që kryejnë.

Pjesë e strategjisë së tatimeve kundër evazionit është edhe ngritja e një regjistri për individët më të pasur në vend, ndërtimi i një databaze me të dhëna për pasuritë e tundshme dhe të patundshme që synon identifikimin dhe vlerësimin real të pasurive të tatimpaguesve.

Sipas dokumentit të Financave, kjo do të bëhet përmes një sistemi të verifikimit dhe ndjekjes së të ardhurave të tatimpaguesve si dhe kontrollin e plotë të pagesave të bëra mbi taksat e pasurisë. Ky proces pritet të kalojë në tre faza, së pari me krijimin e regjistrit të aseteve, shkëmbimin e të dhënave e më pas kryerjen e analizimit të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE