Paratë e blejnë vërtet lumturinë, ja sa na duhen për ta arritur këtë…

vovalbania January 28, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Paratë e blejnë vërtet lumturinë, ja sa na duhen për ta arritur këtë…

Ideja se paratë nuk mund ta blenë dot lumturinë, ka dominuar për shumë kohë, por tashmë tudimet e fundit, kanë treguar se fitimi mbi atë që na nevojitet për të mbuluar nevojat tona bazike mund të na bëjë të ndihemi më pak të lumtur. Tani sociologët bien dakord mbi një moto të re: sa më shumë para, aq më mirë.

Në vitin 2020, studiuesit analizuan të dhënat nga Zyra e Statistikave Kombëtare në Britaninë e Madhe dhe Indeksi i Lumturisë së Planetit, për të zbuluar se sa para do t’i duheshin një britaniku mesatar për të pasur një jetë të lumtur. Përgjigja ishte 33.864 paund ose më shumë. Një studim i botuar këtë vit nga Universiteti i Pensilvanisë, SHBA, sugjeron se sa më shumë para që të kemi, aq më të lumtur jemi.

Kjo ka të bëjë më shumë me gjendjen e botës, dhe me pabarazinë e mirëqenies që po përjetojmë aktualisht në pjesën më të madhe të saj. Njerëzit më të pasur, kanë tendencën të kenë shëndet më të mirë dhe kjo e fundit ka një ndikim të madh tek lumturia e njeriut. Të pasurit që i shpenzojnë paratë e tyre për të blerë më shumë kohë të lirë dhe për të investuar më shumë tek përvojat dhe jo tek gjërat materiale, mund të rrisin lumturinë e tyre.

Ndërkohë ajo që ndikon gjithashtu mbi lumturinë tonë, është shuma e parave që kemi në krahasim me të tjerët raporton “Science Focus”. Nëse ne kemi mundësi të ruajmë të njëjtin standard jetese me ata përreth nesh, përjetojmë një nivel më të lartë të mirëqenies dhe kështu ndihemi më të lumtur. Nëse nuk mundemi, kjo gjë nuk ndodh. Ne mund të jetojmë në një lagje të pasur ose më modeste, por nëse nuk kemi një makinë të re ashtu si fqinji ynë, do të jemi sipas shkencës të pakënaqur.

Pra tani për tani, të kesh më shumë para se sa fqinjët tanë, dhe të fitosh të paktën 33 mijë paund në vit, është pika statistikore, ku ne mund të nisim jemi të lumtur. Nga ana tjetër, psikologët në Universitetin e Kalifornisë, SHBA, zbuluan se njerëzit me të ardhura më të ulëta, janë lexues më të mirë të shprehjeve të fytyrës dhe më empatikë. Pra, nëse nuk po ngasim një makinë më të mirë sesa fqinjët tanë, mund të kemi një ngushëllim me faktin se jemi ende njerëz shumë më të sjellshëm se të tjerët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE