Rivlerësimi i pronave në Kosovë, komunat kërkojnë pezullimin e vendimit nga qeveria!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rivlerësimi i pronave në Kosovë, komunat kërkojnë pezullimin e vendimit nga qeveria!

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i kërkon Ministrisë së Financave të pezullohet vendimi për rivlerësimin e pronave dhe që për këtë vit, qytetarët ta paguajnë vlerën e tatimit për pronë, ashtu si vitin e kaluar. Në njoftimin për media të AKK-së përmenden disa arsye:

Rrethana të vështira ekonomike për qytetarin; shkalla e inflacionit është dy-shifrore, shtrenjtim të çmimeve të produkteve bazë dhe produkteve të tjera, nivel i pagave i pandryshuar për vite të tëra dhe ndikim i drejtpërdrejtë në rëndimin e shportës për qytetarin.

Tatimi për pronën është taksë vjetore komunale e përcaktohet nga shumëzimi i vlerës së pronës me normën tatimore. Normat tatimore vendosen nga komunat përkatëse, ndërsa vlerësimi i pronës bëhet nga ministria. Kjo normë është 0.15 për qind e vlerës së përgjithshme.

Një ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se rritja e tatimit për pronën nuk ka qenë përgjegjësi e këtij institucioni dhe as e qeverisë aktuale.

Në një konferencë për mediat, Murati u shpreh se “për këtë vit, faturat e tatimit për pronat janë më të larta, pasi ka hyrë në fuqi tatimi 100 për qind për tokat e është bërë vlerësimi i pronave rezidenciale, si dhe shkallës tatimore”.

Meqë kjo rritje ka shkaktuar pakënaqësi te qytetarët, Ministria e Financave dhe qeveria e Kosovës janë të gatshme që të dëgjojnë propozimet e komunave për të ulur apo për të marrë përsipër shlyerjen e një pjese të tatimit në pronë për qytetarët.

Po ashtu, bordi i AAK-së po kërkon të ketë takime dhe konsulta të mirëfillta me komunat, që të mund të gjenden mënyrat më të mira për një rivlerësim të pronës.

Çështja e tatimit për pronën është bërë temë diskutimi, pas reagimeve të qytetarëve në rrjetet sociale, të cilët kanë treguar se faturat e tyre të tatimit për pronën, me raste janë rritur mbi 50 për qind, në krahasim me të kaluarën.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE