SHBA në kaos, shpërthejnë protestat në mbarë vendin pas vrasjes së 29-vjeçarit!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
SHBA në kaos, shpërthejnë protestat në mbarë vendin pas vrasjes së 29-vjeçarit!

Protestat kanë përfshirë mbarë Shtetet e Bashkuara lidhur me vrasjen e një 29-vjeçari me ngjyrë nga policia, duke rikthyer në kujtesë rastin e George Floyd. Në vend është publikuar edhe videoja e përplasjes së të riut me forcat e rendit, që ka bërë që zemërimi qytetar të thellohet.

Vrasja e 29-vjeçarit me ngjyrë, dalin pamjet e përplasjes me policinë

Në Memfis të Shteteve të Bashkuara janë publikuar pamjet e kamerave trupore dhe atyre të sigurisë, që tregojnë përplasjen fatale të 29-vjeçarit me ngjyrë Tyre Nichols me policinë, që u mbyll me vdekjen e tij.

Presidenti Joe Biden ka reaguar duke i bërë ngushëllimet e tij familjarëve të viktimës dhe duke shprehur shpresën që brutaliteti i policisë të marrë fund sa më shpejt.

Me të njëjtin qëllim, për të bërë thirrje për fundin e keqtrajtimit të minoriteteve, njerëz të shumtë kanë dalë në protestë në qytete të ndryshme të Shteteve të Bashkuara.

Zemërimi i komunitetit me ngjyrë po rritet teksa gjithnjë e më shumë pjesëtarë të tij po vriten nga policia, e cila nuk po reformohet.

Manifestimet janë shtrirë në Uashington, Boston, Sakramento, Atlanta, Eshvill, Filadelfia, Providens dhe Dallas, me protestuesit që kërkonin drejtësi për Nichols.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45405 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE