Sipas këtij banori, Olta Gixhari fiton Big Brother Vip!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sipas këtij banori, Olta Gixhari fiton Big Brother Vip!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Ai është përballur jo pak herë me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku janë bërë deklarata të forta qoftë nga ana e vetë Luizit, por edhe nga banorët e tjerë drejtuar atij. Ndërkohë, dukej se Luizi kishte një marrëdhënie të mirë me Armaldon, derisa ‘thumbimet’ e dyanshme kanë nisur. E në bisedat me tone të larta mes Luizit dhe Armaldos, ky i fundit ka deklaruar fituesen e BBV sipas tij.

Kam sharë njeri, kam ofenduar njeri?! Kam përplasur dy veta me njëri-tjetrin?! Unë ta kam thënë. Për mua Olta fiton Big Brother, ku është e keqja, ky është mendimi im.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48251 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE