Sondazhi i TAR/Cili nga banorët e shtëpisë së “BBV2” mendoni se do të largohet këtë javë?!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sondazhi i TAR/Cili nga banorët e shtëpisë së “BBV2” mendoni se do të largohet këtë javë?!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Çdo ditë ndodh diçka, një diskutim i ri, një debat i ashpër apo edhe sfida të reja pafund. Disa banorë të rinj trokasin në derën e shtëpisë së “BBV”, ku mund të përemendim këtu mbrëmjen e djeshme hyrjen e Valbona Memës dhe Xhonatan Islamit. Por përveç hyrjeve të reja ka edhe eleminime. Gjatë spektaklit mbrëmë pas mbylljes së votimit, banori që la shtëpinë ishte Ronaldo Sharka.

Pas nominimeve lidhur me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh.  Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Xhonatani (93%), Efi (3%), Armaldo (3%), Luizi (1%).

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE