Xhonatan Islami është banori i rradhës i eleminuar nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”!

vovalbania January 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Xhonatan Islami është banori i rradhës i eleminuar nga shtëpia e “Big Brother Vip 2”!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Në nominim mbrëmjen e sotme kanë qenë Armaldo, Luizi, Efi dhe Xhonatani. Mes tyre banori që është eleminuar nga shtëpia dhe ka humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë euro është Xhonatani.

Ka nisur mbrëmjen e sotme spektakli i madh i “Big Brother VIP 2”, teksa Arbana ka dhënë edhe dënimin e parë për dy nga banorët, të cilët janë Luizi dhe Olta. Kjo ka ndodhur për shkak se të dy kanë thyer një nga rregullat e spektaklit, ku absolutisht nuk duhet të flasin me njëri-tjetrin në lidhje me nominimet. Vëllai i Madh ka vendosur që për një kohë të pacaktuar Olta dhe Luizi nuk do të kenë buxhet personal, pra do të jenë në dorën e banorëve të tjerë për t’u treguar zemërgjerë dhe për t’i ndihmuar me ushqime.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48505 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE