Blinken drejt Izraelit, turi amerikan për të ulur tensionet e ndezura mes izraelitëve dhe palestinezëve!

vovalbania January 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Blinken drejt Izraelit, turi amerikan për të ulur tensionet e ndezura mes izraelitëve dhe palestinezëve!

Frika për zgjerimin e dhunës mes izraelitëve dhe palestinezëve është materializuar me një sulm vdekjeprurës ndaj një Sinagoge të premten në Jeruzalemin lindor.

Kjo ndodhi një ditë pasi Izraeli ndërmori sulme që shkaktuar numrin më të madh të viktimave në mbi dy dekada. Ndërsa të shtunën autoritetet izraelite njoftuan se një palestinez 13-vjeçar plagosi me armë të paktën dy persona në Jeruzalemin lindor.

Departamenti i Shtetit po bën thirrje për ulje të tensioneve, ndërkohë që Sekretari i Shtetit Antony Blinken shkon të sot në rajon. Të paktën shtatë izraelitë u vranë mbrëmjen e së premtes nga të shtënat në një sinagogë në Jeruzalemin lindor.

Policia izraelite tha se sulmuesi priti derisa njerëzit të mbaronin lutjet e Shabatit dhe pastaj filloi të qëllojë me armë. Vetë sulmuesi u vra më pas në vendndodhje. Departamenti amerikan i Shtetit dënoi me forcë atë që e quajti një sulm terrorist.

Duke folur me gazetarët menjëherë pasi u njoftua ngjarja, zëvendës zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Vedant Patel, tha se sulmi ishte absolutisht i tmerrshëm dhe se angazhimi amerikan ndaj sigurisë së Izraelit vazhdon të jetë i garantuar. Zoti Patel tha se planet e Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të vizituar Egjiptin, Izraelin dhe Bregun Perëndimor të dielën, të hënën dhe të martën nuk kanë ndryshuar.

Palestinezët protestuan më herët të premten në Jeruzalem dhe të enjten në vendndodhjen ku ishte zhvilluar operacioni i forcave izraelite në kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor. Zyrtarët palestinezë thanë se u vranë të paktën nëntë persona, ndër ta edhe një grua 61 vjeçare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48427 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE