A donte të viktimizohej Nita me historinë e saj?! Këngëtarja mohon diçka të tillë!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A donte të viktimizohej Nita me historinë e saj?! Këngëtarja mohon diçka të tillë!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve t’u bënin pyetje njëri-tjetrit duke ruajtur anonimitetin, një mënyrë kjo për të zbuluar shumë rreth vetes. Një pyetje shumë e komentuar ishte dhe ajo drejt Nitës, se nëse ajo mendon se ia vlejti të viktimizohej me historinë që tregoi, gjë që këngëtarja e mohoi.

Përgjigja është për Luizin se e di që ti e ke bërë këtë pyetje. Nëse për personin që e ka bërë këtë pyetje është viktimizim, për mua është totalisht e kundërta, është sinqeritet…

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE