A ke ndjenja për Oltën?! Pyetja që vë në siklet Kristin…

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A ke ndjenja për Oltën?! Pyetja që vë në siklet Kristin…

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.

Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura.

Ndërkohë, ditën e djeshme, Vëllai i Madh u dha mundësinë banorëve t’u bënin pyetje njëri-tjetrit duke ruajtur anonimitetin, një mënyrë kjo për të zbuluar shumë rreth vetes. Një pyetje që iu bë në mënyrë anonime Kristit ishte se a ka ai ndjenja për Oltën. Një pyetje që u diskutua shumë ditën e sotme brenda shtëpisë së BBV, por si u përgjigj Kristi?!

Ndjenja shoqërore dhe ndjenja të mira, po. Po besoj që ai personi nënkuptonte në mënyrë tjetër. Që kam ndjenja të mira po.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE