Harry nuk u kursye aspak me akuzat në librin “Spare”, Princ William dhe Kate Middleton kërkojnë të hakmarren!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Harry nuk u kursye aspak me akuzat në librin “Spare”, Princ William dhe Kate Middleton kërkojnë të hakmarren!

Pasi Princ Harry publikoi librin e tij të kujtimeve të titulluar “Spare” ka ardhur edhe reagimi nga vëllai i tij, Princi William dhe bashkëshortja Kate Middleton. Dyshja mbretërore është ofenduar shumë nga deklaratat e Harry-t dhe po përgatiten për hakmarrje para kurorëzimit të mbretit Charles. Princi i Uellsit përshkruhet në autobiografinë “Spare” se ishte i dhunshëm dhe se Kate ishte konfliktuale.

Duhet se Kate Middleton ka qenë më e prekura nga deklaratat e Princ Harry. Princi William e dinte pak a shumë se çfarë do të shkruhej për të dhe nuk u surprizua edhe aq shumë. Princesha dhe Princi i Uellsit ishin të lënduar që u përmendën në “Spare” si përgjegjës për zgjedhjen e veshjes së uniformës naziste të Harry-t dhe si fajtorë që e bënë Meghan Markle të qajë para dasmës.

Disa orë pas publikimit të autobiografisë, në një vizitë në një qendër të shëndetit mendor, Princesha e Uellsit kishte thënë: “Terapitë nuk funksionojnë për disa njerëz. Ato nuk janë për të gjithë.” Dhe menjëherë u hamendësua se e kishte fjalën për kunatin e saj.

Duket se Princi Harry dhe Meghan Markle do të jenë të ftuar në ceremoninë e kurorëzimit, por Princi William dhe Kate Middlleton do të bënin maksimumin për t’i penguar ata të ekspozoheshin në media dhe të mos shfaqen me familjen mbretërore në ballkon.

Princi William dhe Middleton do të dëshironin që t’i hiqej titulli i dukës Princit Harry dhe Meghan Markle pasi hoqën dorë nga shërbimi i Kurorës. Kjo është e vëshirë sepse nevojitet ndërhyrja e Parlamentit. Por princat e Uellsit po punojnë për të.

Princ Harry, pas publikimit të librit të tij të titulluar ‘Spare’, është bërë personazhi më i përfolur i familjes mbretërore dhe jo vetëm. Të gjithë po pyesin nëse ai do të jetë i pranishëm në kurorëzimin e babait të tij, Mbretit Charles. Ndërkohë që nuk është dhënë një përgjigje zyrtare për ketë çështje, Princi Harry është duke përgatitur daljen e tij të radhës.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48380 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE