Mbushet kupa, Valencia njofton shkarkimin e Gattusos!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbushet kupa, Valencia njofton shkarkimin e Gattusos!

Ivan Gennaro Gattuso nuk është më trajner i Valencias. Me mbylljen e fazës së parë në një pozicion të papranueshëm për skuadrën e njohur spanjolle, ka mbërritur zyrtarisht njoftimi për shtyp për lamtumirën e ish-trajnerit të Napolit dhe Milanit.

“Valencia CF komunikon se të hënën, më 30 janar, klubi dhe trajneri i ekipit të parë, Gennaro Gattuso, kanë rënë dakord reciprokisht për t’i dhënë fund marrëdhënies kontraktuale”, thuhet në njoftimin për shtyp të skuadrës spanjolle.

“Klubi falënderon trajnerin për angazhimin dhe punën që ka bërë gjatë muajve të fundit në krye të ekipit të parë dhe i uron suksese në të ardhmen. Skuadra do të rikthehet në stërvitje të martën, më 31 janar, nën urdhrat e Voro Gonzálezit”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47611 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE