Mes risive të Maturës, teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe/Hiqet fletë-përgjigjja!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mes risive të Maturës, teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe/Hiqet fletë-përgjigjja!

Risitë e Maturës Shtetërore, teste të veçanta për nxënësit me aftësi ndryshe. Hiqet fletë-përgjigjja, pasi shkakton konfuzion. Duke nisur nga ky vit shkollor e në vijim, nxënësit me aftësi ndryshe do t’i nënshtrohen një provimi mature me nje nivel më të ulët vështirësie në krahasim me provimin që japin maturantët e tjerë. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Evis Kushi gjatë një konference të posaçme për Maturën Shtetërore ndërsa prezantoi edhe rezultatet e Maturës Shtetërore 2022.

Ministrja Kushi vuri në dukje se është menduar që nisur nga ky vit të eleminohen edhe fletë përgjigjet nga testi.

Këtë vit i kemi kërkuar QSHA-së dhe së shpejti do të hartojë teste të veçanta të një shkalle vështirësie më të lehtë për maturantë që konstatohen me aftësi ndryshe sipas një komisioni të veçantë. Po ashtu, një kërkesë nga maturantët dhe mësuesit është heqja e fletëpërgjigjes se shkaktonte konfuzion edhe te maturantët, por ndonjëherë edhe ngatërresa në korrigjime. Fletëpërgjigja nuk do të jetë më e ne rrisim garancinë që cilësia e korrigjimit do të jetë më e lartë.

Një problematikë e mbartuar në vite vijon të mbetet edhe diferenca e madhe në notë ndërmjet nxënësve të zonave rurale me ato urbane. Notat me të larta kryesisht merren nga nxënesit që ndjekin shkolla në qytete ndërsa ata me nota më të ulëta rezultojne maturantët në fshatra.

Po ashtu, ministrja Kushi bëri të ditur se maturantët që duan të studiojnë mjekësi, duke nisur nga viti i ri akademik do t’i nënshtron një testi të informatizuar. Po ashtu, nxënësit do të kenë mundësi të ankimojnë testin nëse mendojnë se nuk është korrigjuar në mënyrë të drejtë. Gjithnjë referuar ministres Kushi, ndryshime do të pësojë edhe administrimi i provimeve përmbyllëse të shkollës së mesme.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47614 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE