Politika mbështetëse për punonjësit me pagë minimale në privat/Rama: Pako e re ndihme në pranverë!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Politika mbështetëse për punonjësit me pagë minimale në privat/Rama: Pako e re ndihme në pranverë!

Kryeministri Edi Rama informoi sot mbi disa politika të reja mbështetëse të qeverisë, ndërsa shtoi se kjo është qeveria e shumicës dhe jo e disave.

Përmes një videomesazhi, Kryeministri u shpreh se pavarësisht nga situata gripale që ka kaluar nuk e ka ndalur komunikimin me skuadrën e tij, sidomos me financat për disa politika të reja mbështetëse.

Sipas tij, politikat mbështetëse nisin nga paga minimale, te pagat për disa kategori të veçanta burimesh njerëzore; mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë familje të re.

Kryeministri theksoi se do të përgatitet edhe pakoja tjetër për pensionistët e domosdoshme në pranverë nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë.

Bëni kujdes me këtë flamën gripale që është vërdallë, sepse e hoqa vetë dhe s’po pyet për burrë kur thonë tironsit. Gjithsesi, nuk e kam ndalur komunikimin me skuadrën time, sidomos me financat për disa politika të reja mbështetëse, duke nisur nga paga minimale, tek pagat për disa kategori të veçanta burimesh njerëzore.

Mbështetja me strehim e mjekëve, ushtarakëve, policëve që kanë një familje të re. Natyrisht, pakoja tjetër për pensionistët e domosdoshme në pranverë, nga rindarja e taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë siç jemi zotuar. Na vjen mirë që Pakoja e Madhe ka lehtësuar ndjeshëm 1 milion përfituesit e saj çka vihet re dhe në një rritje të kënaqshme të konsumit.

Por, e dimë se duhet akoma, padiskutim. Duke filluar nga ata që punojnë me pagë minimale në sektorin privat, sidomos ata në prodhim, të cilët medoemos duhet të paguhen më shumë e sa më mirë. Së shpejti do i diskutojmë dhe vendosim në qeveri e pastaj patjetër që do ua bëjmë me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie, që është një qeveri e shumicës dhe jo e disave.

Kryeministri informoi se “së shpejti këto do t’i diskutojmë dhe vendosim në qeveri dhe pastaj patjetër që do të bëhen me dije këto politika që e thellojnë më tej profilin e kësaj qeverie që është një qeveri e shumicës jo e disave”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45329 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE