“Të kërkoj ndjesë, më beso”, Luizi bisedon me Kiarën pas debatit mes tyre!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të kërkoj ndjesë, më beso”, Luizi bisedon me Kiarën pas debatit mes tyre!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Së fundmi marrëdhënia mes Luizit dhe Kiarës nuk ka qenë dhe aq e mirë, madje edhe kanë debatuar përsëri mbrëmjen e sotme për shkak të disa fjalëve që Luizi përdori ndaj Kiarës, fjalë të cilat asaj nuk i kanë pëlqyer aspak. Më pas këtë e kanë diskutuar dhe Luizi i ka kërkuar falje.

Kiara: Se ti ke planin në kokë, kështu që kaq kisha…të dëgjova ty e nuk më duket justifikim…pse e bën veten të vish në këtë situatë?

Luizi: Se e bëra për të krijuar atë situatën me Efin, se nuk e lë…

Kiara: Po ç’lidhje kanë argumentat, me ato fjalë që thua, thua fjalën me b*** dhe i vë shkelmin të gjithave, atë fjalë nuk ke shance të ma thuash ti mua…

Luizi: Po e di që e menderosa, e prisha dhe të kërkoj falje, se të dua më fort se veten, dhe i vë shkelmin vetes e ty kurrë jo…

Këtë javë të nominuarit nga banorët janë Bjordi, Tea, Efi dhe Armaldo. Disa nga banorët kanë thyer përsëri rregullat, duke folur për nominimet. Së fundmi Amos, Dea dhe Bjordi kanë bisoborr, ku kanë shprehur edhe mendmin e tyre se kush nga banorët mund të eleminohet të martën. Sipas Amosit këtë javë eleminohet Tea dhe sipas Bjordit më i rrezikuari është Armaldo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48460 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE