“Vetëm për energjinë pozitive dhe harenë”, Diola Dosti krahason veten e saj me Beniada Nishanin!

vovalbania January 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Vetëm për energjinë pozitive dhe harenë”, Diola Dosti krahason veten e saj me Beniada Nishanin!

Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht tërësisht kufijve të një shtëpie, krijuar posaërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Nëpërmjet një zarfi të bardhë gjatë mbrëmjes së djeshme është luajtur një lojë anonime, ku çdo banor ka patur mundësinë të kryejë në fshehtësi rreth 15 pyetje për secilin personazh brenda në shtëpi. Kjo lojë mes tyre ka ngjallur mjaft kuriozitet dhe debate për çështjet e diskutuara. Mes shumë pyetjeve, njëra prej tyre ka ardhur për Diola Dostin, e cila u pyet se me kë personazh nga edicioni i kaluar ajo mund të krahasohej. Përgjigja e saj ishte si më poshtë:

Me asnjë, por ndoshta për energjinë pozitive, që kam dashur të transmetoj, vetëm për energjinë dhe harenë me Beniadën.

Këtë javë të nominuarit nga banorët janë Bjordi, Tea, Efi dhe Armaldo. Disa nga banorët kanë thyer përsëri rregullat, duke folur për nominimet. Së fundmi Amos, Dea dhe Bjordi kanë biseduar në oborr, ku kanë shprehur edhe mendmin e tyre se kush nga banorët mund të eleminohet të martën. Sipas Amosit këtë javë eleminohet Tea dhe sipas Bjordit më i rrezikuari është Armaldo.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE