Japonia dhe NATO bashkohen kundër kërcënimeve të Kinës dhe Rusisë!

vovalbania January 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Japonia dhe NATO bashkohen kundër kërcënimeve të Kinës dhe Rusisë!

Japonia dhe NATO duhet të “vazhdojnë të jenë të bashkuara dhe të vendosura” në dritë të kërcënimeve të sigurisë që paraqesin Kina, Koreja e Veriut dhe lufta e Rusisë në Ukrainë, tha në Tokio shefi i aleancës ushtarake perëndimore, Jens Stoltenberg.

Stoltenberg paralajmëroi se Pekini po vëzhgon nga afër zhvillimet në Ukrainë dhe “po mëson gjëra që mund të ndikojnë në vendimet e ardhshme”.

Këto komente ai i bëri pasi zhvilloi një takim me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida.

Shefi i NATO-s vizitoi Japoninë në kuadër të turneut të tij në Azi, që synon të forcojë lidhjet me aleatët demokratikë.

“Çfarë po ndodh në Evropë sot mund të në Azinë Lindore nesër. Prandaj, ne duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të vendosur, të qëndrojmë së bashku për liri dhe demokraci”, tha ai.

Stoltenberg dhe Kishida thanë se janë të shqetësuar nga rritja e bashkëpunimit që kanë parë midis Kinës dhe Rusisë.

“Ne theksuam me shqetësim rritjen e bashkëpunimit ushtarak të Rusisë me Kinën, përfshirë edhe përmes operacioneve dhe stërvitjeve në afërsi të Japonisë”, thanë dy zyrtarët përmes një deklarate të përbashkët.

Një ditë më parë, Stoltenberg i kërkoi Koresë së Jugut që të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin rus që pothuajse një vit, shkruan REL.

Por, të martën ai vlerësoi lartë “qëndrimin e fortë” dhe “mbështetjen substanciale” që Japonia i ka dhënë Ukrainës.

Tokio ka vendosur sanksione ndaj Moskës së bashku me partnerët e tjerë të G7-s, dhe po ashtu ka ndërmarrë hapa të rrallë duke dërguar pajisje të mbrojtjes dhe ka ofruar strehim për personat që ikin nga konflikti.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45320 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE