Mos ndoshta Kiara sapo pranoi hapur ndjenjat për Luizin?

vovalbania January 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mos ndoshta Kiara sapo pranoi hapur ndjenjat për Luizin?

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Edhe pse dita nisi dhe vijoi me debate dhe përplasje të shumta, Luizi e mbylli më së miri me Kiarën. Pasi ai darkoi me Tean, ku qëndroi disa orë larg saj, Kiara për herë të parë pranoi se i mungoi. Kiara i tha Luizit se e kishte marrë malli për të. Ky i fundit ndonëse buzëqeshi, i tha Kiarës se nuk e beson dhe se këtë gjë po e thotë për t’i bërë qejfin.

Përplasje të forta pati mëngjesin e sotëm mes Luizit dhe Oltës në oborr. Dy konkurrentët, kaluan në ofendime të rënda me njëri-tjetrin dhe kjo nisi kur Olta i tha Luizit se është e vetmja banore që e përballon atë në debat. Luizi e cilësoi Oltën si femër pa moral dhe të pafytyrë.  Olta i tha Luizit se ai është një “miush’’ i vogël që nuk ka argumente. E revoltuar Olta u shpreh gjithashtu ndaj Luizit se është llumi i shoqërisë dhe se fjalët e tij nuk i merr për bazë fare, sepse sipas Oltës ai është nivel i ulët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45348 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE