Pra, si ta kuptojmë që kemi rënë vërtet në dashuri?!

vovalbania January 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pra, si ta kuptojmë që kemi rënë vërtet në dashuri?!

Ju mund të mendoni se e dashuroni shumë dikë, por a e dini dallimin mes të qenit vërtet në dashuri dhe pëlqimit? Gary Amers, ekspert i lidhjeve, ka treguar shenjat të cilat tregojnë se jeni vërtet të dashuruar dhe pesë shenjat të cilat dëshmojnë se është vetëm tërheqje seksuale.

Ai thotë se të menduarit e të ardhmes së bashku dhe ndjenja e sigurisë kur jeni pranë njëri-tjetrit janë indikatorë të fuqishëm se keni rënë në dashuri. Gjendja juaj emocionale ju rregullohet sa herë që mendoni për të, si dhe prania e këtij personi krijon një ‘shpërthim’ të menjëhershëm të adrenalinës. Ju ndieni ‘flutura në stomak’, kjo pasi rënia në dashuri mund t’ju bëjë të ndjeheni jashtë kontrollit dhe kështu funksioni i stomakut çrregullohet. Edhe pse mund të keni pak kohë me këtë person, ju ndiheni sikur e njihni këtë person për një kohë të gjatë. Ju fantazoni për të ardhmen e përbashkët me të dhe ndiheni të sigurtë pranë njëri-tjetrit.

Ndërsa këto shenja tregojnë se është vetëm tërheqje seksuale… Ju nuk keni një marrëdhënie reciproke, njëri prej jush jep shumë dhe nuk merr të njëjtën gjë në këmbim, ose e anasjellta. Ju gjithashtu nuk keni dëshirë që t’i prezantoni ata me miqtë tuaj. Gjithashtu ju nuk bëni plane për asgjë, sepse epshi është ndjenjë e spontanitetit dhe aventurës, prandaj ka shumë pak hapësirë për të bërë planifikime.

Ndërkaq, sipas një studimi të biesh në dashuri me të vërtetë mund të shërojë një zemër të thyer. Oksitocina prodhohet nga trupi ynë kur ne perqafohemi, bëjmë seks dhe biem në dashuri. Tani shkencëtarët në Michigan kanë zbuluar se gjithashtu duket se ka aftësinë për të riparuar qelizat në një zemër të lënduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE