Bill Gates i rikthehet historisë me të ndjerin Jeffrey Epstein dhe ka disa fjalë për të thënë!

vovalbania February 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bill Gates i rikthehet historisë me të ndjerin Jeffrey Epstein dhe ka disa fjalë për të thënë!

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, duket se është penduar për miqësinë me financierin e akuzuar për pedofili, Jeffrey Epstein, i cili pas arrestimit vrau veten në burg. Gjatë një interviste për një televizion australian, Gates tha se nuk duhet të kishte darkuar me Epstein. Gates dhe Epstein ishin takuar disa herë që prej vitit 2011. Por Gates ka deklaruar më parë për CNN se takimet kanë qenë vetëm darka pune për të diskutuar rreth ndonjë mundësie për të bërë bamirësi.

Epstein ishte dënuar me 18 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni në vitin 2008, para se të takohej me Gates. I pyetur nga gazetarja Sarah Ferguson nëse ishte penduar për marrëdhënien me Epstein, pavarësisht këshillave të ish-bashkëshortes Melinda, miliarderi tha:

Po ktheheni pas në kohë, e kam thënë qindra herë, nuk duhet të kisha darkuar me të.

Gates gjithashtu mohoi të ketë pasur ndonjë lidhje mes Epstein dhe fondacionit që ai drejton bashkë me ish-bashkëshorten. Prokurorët federalë në Nju-Jork e akuzuan Epstein për ngritjen dhe administrimin e një rrjeti të trafikimit seksual, ku ai kishte abuzuar dhjetëra vajza të mitura. Financieri u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Nju-Jorkut në gusht 2019 dhe mjekësia ligjore e quajti vetëvrasje me varje.

Bill Gates shpenzon shumë nga koha e tij duke folur për kërcënimet ekzistenciale globale, siç janë ndryshimet klimatike ose pandemitë e ardhshme që mund të prekin botën. Megjithatë, bashkëthemeluesi i Microsoft është shumë optimist kur flet për të ardhmen e njerëzimit. Gates beson se kushdo i lindur brenda dy dekadave të ardhshme do të jetojë më mirë se ata që kanë lindur në vitet e mëparshme.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45425 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE