Gjithçka që duhet të dini për shfaqjen “Shtëpiakë të dëshpëruar” e zbulon ekskluzivisht për TAR,

vovalbania February 01, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Gjithçka që duhet të dini për shfaqjen “Shtëpiakë të dëshpëruar” e zbulon ekskluzivisht për TAR,

Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë aktori i njohur, Gentian Zenelaj. Ai ka treguar çdo detaj rreth shfaqjes së tij më të re që quhet “Shtëpiakë të dëshpëruar”. Një komedi mjaft interesante dhe e bukur që është pritur mjaft mirë nga publiku. Përveç shfaqjes dhe të gjitha angazhimeve dhe projekteve që do të sjellë, Genti u ndal pak edhe tek një nga miqtë e tij që aktualisht ndodhet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 2”.

“Shtëpiakë të dëshpëruar”, një komedi nga tre aktorët e njohur Artan Imami, Gentian Zeneli dhe Indrit Cobani. Sa i përket shfaqjes Genti tregoi se do të jetë deri më datë 12 Shkurt dhe secili prej nesh ka mundësinë që të shkojë dhe ta ndjekë çdo ditë nga ora 19:00. Por vetëm shfaqja e ditës së premte zhvendoset në orën 18:00.

Shfaqja “Shtëpiakë të dëshpëruar” është një shfaqje ku njeriu në kuptimin simbolik të fjalës del me kanotierë, pra një shfaqje ku njeriu çlirohet dhe nuk ka atë ndjesinë e teatrit të rënë, njeriu e shijon. kemi filluar të kemi shumë interaktivitet me publikun, ku fillon dhe kominikon dhe bëhet pjesë e shfaqjes dhe ne po argëtohemi shumë. 

Çfarë iu bëri që të riktheheni?

Shfaqja nuk është ndërprerë asnjëherë, ka bërë repriza shumë të forta në Korçë, në Fier kam bërë një shfaqje të mrekullueshme në Lezhë. unë përgjithësisht, herë pas here çoj shfaqje në Lezhë kur mundem. Edhe pse është bërë pak e vështirë sepse salla është në restaurim. Publiku lezhajn është çmësuar me të pasurit shfaqje çdo muaj. Dua shumë që kultura në Lezhë të vijë teatri, koncerte, baleti. Lezha ka pasur një publik shumë të mirë, e ka humbur me kalimin  e kohës por unë besoj që ia kam borxh kaq gjë qytetit tim të lindjes dhe do investohem shumë qoftë edhe me shumë pak fitim. Ka të bëjë me një plotësim shpirtëror dhe emocional timin ndaj qytetit tim. 

Gentian zenelaj ka treguar se edhe Korça ka qenë një nga qytetet që e surprizuar më shumë, gjithashtu edhe Fieri. Në Korçë kishte edhe njerëz që vini me karrige në duar për të ndjekur shfaqjen sepse ishte full ka treguar ndër të tjera aktori.

Sa po lutemi që shqiptarët të luajnë në salla me 1000-1500 vetë, ne vazhdojmë të ndërtojmë teatro me 350 vende. Ndjesia që keni kur luani në një sallë, po themi Pallati i Kongreseve ku unë kam pas fatin kur bënim “Portokalli”-në. Të shikoje një publik prej 2000 vetësh është ‘wow’. Po çmendem nga dëshira për ta vendosur në Pallat Sporti ose Pallat të Kongreseve që të marrë një masivitet sepse është shfaqje adapt për t’u vendosur në vende të tilla. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45349 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE