Lexon libra të Harry Potter dhe numëron deri në 100 në disa gjuhë, ju njohim me gjeniun 4-vjeçar!

vovalbania February 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lexon libra të Harry Potter dhe numëron deri në 100 në disa gjuhë, ju njohim me gjeniun 4-vjeçar!

Ai është vetëm 4-vjeç por di shumë mirë të lexojë madje është bërë anëtari më i ri i Mensa-s në Britani, një organizatë që mbështet fëmijët shumë të aftë. E kemi fjalën për Teddy Hobbs i cili mund të lexojë libra të Harry Potter dhe të numërojë . Vogëlushi, i cili lindi përmes IVF, shënoi 139 pikë në një test IQ. Prindërit Beth dhe Will Hobbs, nuk e kishin idenë se sa i zgjuar ishte Teddy.

Ne bëmë një test IQ, i thamë se do të ulej dhe do të bënte disa enigma me një zonjë për një orë dhe ai mendoi se ishte gjëja më e mrekullueshme. Pasi ai e përfundoi atë, na thanë se ai kishte të drejtë të bashkohet në Mensa.

Nëna e tij tregon gjithashtu se Teddy nuk ka interes për lojërat apo televizorin, por të zgjidhë ushtrime dhe sfida të ndryshme. Gjithashtu Teddy kujton edhe bisedat që kanë bërë vitin e kaluar për Krishtlindje. Ai nuk dëshiron të luajë, por ka dëshirë të përdorë aplikacione që e mësojnë të numërojë deri në 100 në shumë gjuhë të ndryshme.

Miqtë e tij mund të lexojnë disa shkronja të alfabetit, ndërkohë ai mund të lexojë Harry Potter. Më kujtohet që një ditë e çova në çerdhe dhe i thashë se ai ka mësuar vetë të lexonte dhe askush nuk më besoi në fillim. Natyrisht ne nuk e lejojmë atë të lexojë Harry Potter, ne zgjedhim libra më të përshtatshëm emocionalisht, por ai në thelb është në fazën ku mund të lexojë çdo gjë që i vendosim përpara.

Rikujtojmë, se belgu 12-vjeçar Laurent Simons i cili mban nofkën “Ajnshtajni i vogël”, pas përfundimit të masterit në fizikën kuantike, synon që së shpejti të fillojë studimet e doktoraturës. Babai i tij, Alexander Simons bëri të ditur se 12-vjeçari studimet e doktoraturës do t’i regjistrojë në Institutin gjerman “Max Planck“.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45307 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE