Presidenti i Çekisë, Pavel: Ukraina t’i bashkohet NATO-s pas mbarimit të luftës!

vovalbania February 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Presidenti i Çekisë, Pavel: Ukraina t’i bashkohet NATO-s pas mbarimit të luftës!

Për BBC-në, presidenti i sapozgjedhur çek, Petr Pavel tha se “Ukraina duhet të lejohet t’i bashkohet NATO-s, menjëherë pasi të përfundojë lufta”. Në të parën intervistë për një media ndërkombëtare si kryetar shteti, Pavel i dha mbështetje të fortë ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin. Ai u shpreh se “dërgimin e avionëve luftarakë perëndimorë si F-16 nuk e ka temë “tabu””, por nuk e di me siguri nëse do të mund të dorëzohen në një afat kohor të dobishëm për Kievin.

Ushtria ukrainase, ndoshta do të jetë ushtria më me përvojë në Europë. Ukraina meriton të jetë pjesë e një komuniteti të vendeve demokratike. Jam krenar që vendi im është një nga të parët që i ka ofruar Ukrainës ndihmë të konsiderueshme ushtarake.

Republika Çeke ishte i pari shtet i BE-së që i dërgoi Kievit tanke dhe automjete luftarake të këmbësorisë T72 e BMP1, prodhime sovjektike. Ato ishin pjesë e një serie dërgesash të armëve të rënda që thuhet se filluan që në mars të vitit të kaluar, pak pas nisjes së agresionit të Moskës në Ukrainë.

Pothuajse një vit më vonë, pas shumë kërkesash nga Kievi zyrtar, vendet si Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, ranë dakord për të dërguar tanke moderne të prodhimit perëndimor si Leopard 2, Challenger e M1 Abrams.

Ndoshta shumë pak njerëz mund të imagjinonin se vendet perëndimore do të ishin të gatshme t’i siguronin Ukrainës tanke moderne luftarake ose sisteme artilerie me rreze të gjatë.

Ukraina ka kërkuar 300 tanke të tilla dhe thotë se “deri tani, Perëndimi ka premtuar se do t’i dërgojë të paktën 120”. Rusia që më 24 shkurt të vitit të kaluar nisi pushtimin e Ukrainës ka më shumë tanke se Ukraina, por modelet që Moska disponon janë shumë inferiore krahasuar me ato perëndimore. Në anën tjetër, presidenti amerikan, Joe Biden e ka përjashtuar mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë perëndimorë F-16 në Ukrainë, ndërsa presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se asgjë nuk përjashtohet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 45351 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE